Suarez flet pas debutimit fantastik me Atletico Madrid

Suarez flet pas debutimit fantastik me Atletico Madrid

Luis Suarez, ka bërë një debutim ëndrrash duke shënuar dy gola dhe duke bërë një asist tek ekipi i Atletico Madrid, pas transferimit të tij nga Barcelona.

Në ndeshjen e Atletico kundër Granada, Suarez u inkuadrua në minutën e 70’ dhe vetëm dy minuta më pas ai asistoi për Llorente, njofton Insajderi.

Në minutat 85’ dhe 90+3’, ai shënoi dy golat e tij.

“Për një lojtar, nganjëherë është e rëndësishme që të bëjë ndryshim. Kam ardhur te një klub që më ka dhënë mikpritje spektakolare. Mund ta ndjesh tek atmosfera, përshtypja e parë është shumë e mirë që nga fillimi dhe kjo është parë në fushë”, tha Suarez.

“Jam shumë i kënaqur me debutimin tim dhe akoma më i lumtur me tri pikët e fituara në ndeshjen hapëse në ligë. Sa herë që debuton dhe i ndihmon skuadrës me gola, do të jesh i lumtur, por do të shohim si do të shkojë në vijim, sepse sezoni është i gjatë”, ka përfunduar Suarez./Insajderi.com.