Suarez kalon COVID-19

Suarez kalon COVID-19

Një lajm i mirë ka mbërritur në familjen madrilene, aty ku mësohet se tashmë Luis Suarez ka kaluar me sukses luftën ndaj COVID-19 dhe do të rikthehet të stërvitet me skuadrën e drejtuar nga Simeone, njofton Insajderi.

Luis Suarez doli pozitiv me kroonavirus në datën 17 nëntor duke humbur kështu sfidën mjaft të rëndësishme mes Uruguajit dhe Brazilit, e cila u mbyll me shifrat 3-1 në favor të pesë herë kampionëve të botës.

Cavani i vetëm në sulm dhe pa ndihmën e ish goleadorit të Barcelonës, nuk arriti të mposhtë mbrojtjen e Brazilit, ndërsa rëndësia e Suarez mbetet e madhe edhe për Atletico Madridin që kërkon të konkurrojë denjësisht gjigandët e La Liga-s. /Insajderi.com