
Barcelona e ka konfirmuar se Luis Suarez është larguar për t’iu bashkuar Atletico Madrid-it, pasi dy ekipet spanjolle u morën vesh për uruguaianin.
Atletico do t’ia paguajë gjashtë milionë euro Barcelonës pwr Suarezin, cili po largohet nga Barcelona pas gjashtë sezoneve.
Suarez ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim tek Juventus, por më pas u komplikua shumë puna me dokumentacionin e tij dhe italianët vazhduan në kërkim të lojtarëve të tjerë.
Suarez sa qëndroi tek Barcelona fitoi katër La Liga dhe një herë Ligën e Kampionëve./Insajderi.com