Suarez thyen një rekord të Ronaldos

Suarez thyen një rekord të Ronaldos

U transferua në verë në Atletico Madrid, Luis Suarez ka arritur të shënojë 16 gola për 17 ndeshje.

Ai ka thyer rekordin e Ronaldos, duke u bërë lojtari që i shënon më së shpejti 16 gola në një klub të La Ligas.

Suarez shënoi dy gola ndaj Celta Vigos.

Atletico Madrid është dukshëm lider në La Liga para dy gjigantëve Barcelona e Real Madrid. /Insajderi.com