Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka arritur që në 100 ndeshjet e tij të para me Barcelonën, të shënojë dhe asistojë më shumë se sa Cristiano Ronaldo në 100 ndeshjet e tij të para me Realin, shkruan Sky Sports.
Suarez u inkuadrua nga banka rezervë në ndeshjen e tij të 100-të ndaj Alavesit të shtunën, por edhe pse nuk arriti të evitojë humbjen e ekipit të tij, ai arriti që të arrijë një rekord.
Që kur u transferua për 75 milionë funte nga Liverpooli në verën e vitit 2014, Suarez ka arritur të shënoje 88 gola dhe të bëj 43 asista për bashkëlojtarët e tij në të gjitha garat.
Gjatë kësaj kohe, ai ka provuar humbjen vetëm 12 herë.
Suarez është nën hije të superyjeve si Ronaldo e Messi në ligën e Spanjës, por ai ka shënuar më shumë se të dy stinorin e kaluar (gjithsej 59 gola) dhe statistikat thonë që ai duhet të konsiderohet në të njejtin nivel me ta.
Paraqitja gati se modeste e Messit në 100 ndeshjet e tij të para – 41 gola e 14 asiste – mund të shpjegohet me moshën e tij të re. ai ishte vetëm adoleshent kur filloi të dalë në skenë.
Por, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për Ronaldon.
Portugezi veçse ishte i dëshmuar si lojtar i madh kur ka qenë 24 vjecar dhe iu bashkua Real Madridd nga Manchester United.
Por, edhe pse shënoi më shumë gola se Suarez, kur llogariten këtu edhe asistet, Suarez ka qenë më efikas se ai.
Ronaldo ka arritur gjithsej 124 gola dhe asiste në 100 ndeshjet e tij të para, që është më pak se Suarezi./Insajderi.com