Suarez zbulon prapaskenën: Refuzova Realin për Barcelonën

Suarez zbulon prapaskenën: Refuzova Realin për Barcelonën

Ylli uruguajan i Barcelonës, Luis Suarez, beson se shoku i ekipit, Lionel Messi, është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, teksa foli me optimizëm për ta lënë pas vetes në renditje Real Madridin.

Suarez iu bashkua Messit në “Camp Nou” në vitin 2014 dhe ata, së bashku me Neymar, përbëjnë mbase sulmin më të mirë në botë. Uruguajani nuk ka asnjë dyshim për lojtarin më të mirë në botë, duke thënë se Liopnel Messi është më i madhi, që ka ekzistuar ndonjëherë.

“Messi është më i miri në histori”, ka thënë Suarez për “Onda Cero”. “Ai është, gjithashtu, një qenie njerëzore spektakolare, që më ka mirëpritur shumë mirë qysh kur kam mbërritur në Barcelonë.”

Suarez u transferua te skuadra klatalanase pas shkëlqimit që pati me Liverpool, por mund të kishte qenë edhe ndryshe.

Në vend të bashkimit me Messin, 30-vjeçari kishte një mundësi për t’u rreshtuar përkrah Cristiano Ronaldos, në “Santiago Bernabeu”.

“Ka pasur bisedime me Real Madridin, por kur Barcelona u shfaq, unë nuk hezitova”, ka thënë Suarez.

Messi (21 gola) dhe Suarez (20 gola) janë kryegolashënuesit e La Liga dhe Barcelonës, skuadër e cila ka aktualisht një pikë më tepër se Real Madridi në klasifikim, por “Los Blancos” kanë një ndeshje më pak. /Insajderi.com