Suedia ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Suedia ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Agjencia shëndetësore e Suedisë ka njfotuar të martën se do ta pezullojë vaksinimin e popullsisë me vaksinën kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca, si masë parandaluese, transmeton Insajderi.

Sipas kësaj agjencie, përdorimi i vaksinës është pezulluar derisa të përfundojë hetimi i Agjencisë Evropiane të ilaçeve rreth dyshimeve për efekte anësore.

Shtetet fqinje të Suedisë, Danimarka dhe Norvegjia, kanë raportuar raste të izoluara të gjakderdhjes, mpiksjes së gjakut dhe numrit të vogël të trombociteve pas marrjes së vaksinës së AstraZeneca-s, shkruan Reuters.

Agjencia Suedeze për Prodhime Mjekësore ka deklaruar të martën se ka regjistruar 10 raste të mpiksjes së gjakut dhe një rast të nivelit të ulët të trombociteve në mesin e personave që e kanë marrë këtë vaksinë.

Prëveç Suedisë, përdorimin e vaksinës AstraZeneca e kanë ndaluar edhe Franca, Italia, Spanja, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda./Insajderi.com