Suedia zgjodhi të “injorojë” virusin – shënohet numrin më i madh i vdekjeve në 150 vitet e fundit

Suedia zgjodhi të “injorojë” virusin – shënohet numrin më i madh i vdekjeve në 150 vitet e fundit

Shteti i Suedisë, kishte befasuar gjithë opinionin botëror, kur kishte vendosur që mos të merrte asnjë masë, kundër përhapjes së Covid 19.

Gjashtë muaj pas, Suedia, raporton se, në gjashtë muajt e fundit, numri i vdekjeve, është më i larti në 150 vjet. Në total, në periudhën janar-qershor në Suedi vdiqën 51405 persona – shifra më e lartë ndonjëherë që nga viti 1869, kur kishin vdekur 55431 persona si pasojë e krizës për ushqimet esenciale, raporton zyra e statistikave në këtë shtet për Reuters, transmeton Insajderi.

Numri i vdekjeve për këtë periudhë, është 10% më të larta se mesatarja e periudhës së njëjtë në pesë vjetët e fundit. Prilli shënoi rritje prej 40 për qind të vdekjeve në krahasim me mesataren e viteve të shkuara.

Deri më tani, në Suedi, janë raportuar mbi 85 mijë raste pozitive me Covid 19./Insajderi.com.