Sule mund të largohet nga Bayern Munchen

Sule mund të largohet nga Bayern Munchen

Mbrojtësi i Bayern Munchen, Nicklas Sule mund të largohet nga klubi gjatë kësaj vere, transmeton Insajderi.

Sipas “Kicker”,Sule mund të largohet pasi kontrata e tij me bavarezët skadon në fund të sezoni 2021-22.

Bisedimet mes dy palëve janë duke vazhduar, megjithatë, Bayern është i hapur ta shes 25-vjeçarin nëse nuk arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Mbrojtësi gjerman u transferua te Bayerni në vitin 2017 nga Hoffenheim.

Që atëherë ai ka zhvilluar 86 paraqitje me skuadrën gjermane./insajderi.com