Sulm me bombë në Bruksel

Sulm me bombë në Bruksel

Një bombë ka shpërthyer jashtë Institutit të Kriminalistikës në Bruksel, pa shkaktuar ndonjë viktimë, kanë raportuar mediet britanike.

Dyshohet se një ose më shumë persona kanë shpërthyer bombën afër institutit, njofton BBC.

Belgjika është në gjendje të lartë gatishmërie që nga sulmet e 22 marsit në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë së qytetit, nga të cilat kanë humbur jetën 32 persona.

Përgjegjësinë për këto sulme e pati marrë grupi militant Shteti Islamik./Insajderi.com