
Një person që është përplasur me disa vetura në autostradë në Berlin është duke u hetuar nga prokurorët si “sulm i motivuar nga bindjet ekstremiste islame”, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Tre persona janë lënduar rëndë kur vetura e të dyshuarit është goditur me disa makina në autostradën A100 rreth orës 19:00 të martën në mbrëmje.
Sipas dëshmitarëve, 30 vjeçari irakian, thoshte se “kam një mjet të rrezikshëm”, në një kuti të mbushur me lëndë shpërthyese.
Më vonë nuk ishte gjetur ndonjë lëndë e tillë, njofton BBC.
Për shkak të rrethanave ne nuk e shohim këtë si një aksident të zakonshëm”, ka thënë prokurori në Berlin të mërkurën.
“Indikacionet e fundit tregojnë në drejtimin se ishte një sulm me motive të ekstremizmit fetar islamike”, shton prokurori gjerman./Insajderi.com