Fshati i banuar me indigjenë

Sulm i tmerrshëm në Meksikë – 15 veta torturohen brutalisht dhe vriten

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një fshat të Meksikës. 15 perona janë rrahur, torturuar dhe në fund vrarë me gjakftohtësi. Ende nuk dihen arsyet.

Sulm i tmerrshëm në Meksikë – 15 veta torturohen brutalisht dhe vriten

Janë vrarë 15 banorë të një fshati të banuar kryesisht me indigjenë në jug të Meksikës, kanë njoftuar autoritetet Meksikane, shkruan New York Post, njofton Insajderi.

Prokurori i rastit ka njoftuar se trupat e 13 burrave dhe dy grave janë identifikuar si viktima të sulmit që ndodhi në këtë pjesë – komuna e San Mateo del Mar.

Zyrtarë të komunës kanë daluar me një deklaratë për shtypi duke njoftuar se sulmi ishte orkestruar nga të paktën gjashtë persona të armatosur, por që kanë qenë të mbështetur edhe nga bosët lokalë të krimit.

Sulmuesit viktimat para se t’i mbysnin i kishin torturuar, thuhet në njoftimin e zyrtarëve.

Disa foto të trupave të viktimave u zbuluan edhe në foto në rrjetet sociale.

Aty shihen trupa të djegur pjesërisht, ndërsa një nga të vdekurit shihet se është rrahur brutalisht para se të vritej./Insajder.com