Sulm me armë zjarri në një spital në Çeki, ka viktima

Policia ka konfirmuar se katër persona kanë humbur jetën në sulmin në spitalin e Ostravës në Çeki, ndërsa, sipas informatave jozyrtare, në sulm kanë pësuar gjashtë persona.

Sulm me armë zjarri në një spital në Çeki, ka viktima

Së paku katër persona janë vrarë në një sulm në spitalin e Ostravës në verilindje të Çekisë, kanë kumtuar zyrtarët.

Sulmuesi i paidentifikuar ende është në arrati.

“Policia në mënyrë intensive është në kërkim të kryerësit”, kanë publikuar organet e rendit.

Policia ka konfirmuar se katër persona janë vrarë, ndërsa sipas informatave jozyrtare, në sulm kanë pësuar gjashtë persona.

Pjesëtarët e njësitit special të policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe aktualisht është duke u zbatuar evakuimi i rajonit, ka publikuar “Express” britanik, duke u thirrur në mediet çeke.

Agjencia çeke CTK pretendon se sulmi është kryer në një ambulancë të spitalit./Insajderi.com.