Sulm me bombë në Afganistan, humbin jetën 12 persona

Sulm me bombë në Afganistan, humbin jetën 12 persona

Në një sulm me autobombë në rajonin Ghor të Afganistanit humbën jetën 12 persona, transmeton Insajderi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Tariq Aryan në një deklaratë për gazetarët tha se agresori vendosi në objektivin e tij me një autobombë ndërtesën e drejtorisë së policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në sulm humbën jetën 12 civilë dhe u plagosën 100 të tjerë”, tha Aryen duke e cilësuar sulmin si “vrasje”.

Ndërkohë përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marrë askush. /Insajderi.com