Një adoleshent u vra dhe tetë persona u plagosën pasi dy nxënës gjuajtën me armë zjarri brenda një shkolle në Kolorado të SHBA-" />

Sulm ndaj nxënësve në shkollat amerikane – një i vdekur

Sulm ndaj nxënësve në shkollat amerikane – një i vdekur

Një adoleshent u vra dhe tetë persona u plagosën pasi dy nxënës gjuajtën me armë zjarri brenda një shkolle në Kolorado të SHBA-ve.

Policia e zonës tha se dy të dyshuarit kishin hyrë thellë në shkollë dhe ishin angazhuar me armë në dy pozicione të ndryshme, duke qëlluar dy klasa me nxënës, raporton CNN.

Nga të shtënat, një 18 vjeçar ka mbetur i vdekur në vend, dhe tetë të tjerë u plagosën.

siç raporton CNN, viktima ishte përpjekur ta ndalonte agresorin.

Një nga sulmuesit ishte ndaluar dhe çarmatosur nga një tjetër nxënës.

Të dy agresorët ishin studentë të shkollës. Motivi mbetet ende i paqartë.