Sulm në qytetin e Turkus në Finlandë. Policia finlandeze ka njoftuar të premten se disa njerëz janë therur në qytetin e Turkus.
Gjatë këtij incidentit policia ka arritur të qëllojë dhe arrestojë një të dyshuar.
I dyshuari u qëllua në këmbë pas goditjeve, konfirmon policia.
Qytetarëve iu është kërkuar që të rrinë larg qendrës së qytetit, ka bërë thirrje policia e Turkut përmes llogarisë zyrtare të Twitter-it.
Gazeta “Turun Sanomat” raportoi se të paktën një person u vra në sulm./Insajderi.com