Sulm në një shkollë në Kamerun, vdesin katër nxënës

Sulm në një shkollë në Kamerun, vdesin katër nxënës

Sulmuesit sulmojnë shkollën private në qytetin Kumba, Rajoni Jugperëndimor të Kamerunit, duke vrarë të paktën katër nxënës, transmeton Insajderi.

Sulmuesit kanë hapur zjarr në një shkollë private në Rajonin Jugperëndimor të Kamerunit, duke vrarë të paktën katër fëmijë, sipas zyrtarëve.

Sulmuesit e panjohur mësynë Shkollën Nënë Francisca në qytetin e Kumba të shtunën.“Ata sulmuan rreth mesditës. Ata i gjetën fëmijët në një klasë dhe ata hapën zjarr kundër tyre”, tha nënprefekti i Kumba, Ali Anougou për agjencinë e lajmeve Reuters.

Të paktën nëntë studentë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital. Kishte frikë se numri i të vdekurve mund të rritet. Agjencia e lajmeve Associated Press citoi Anougou të fajësonte separatistët të cilët kanë luftuar kundër ushtrisë në pjesë të Kamerunit perëndimor.

Dy rajonet anglishfolëse të Kamerunit – Rajonet Veriperëndimore dhe Jugperëndimore – janë shtëpia e një pakice të madhe anglishtfolësish në një vend ku frëngjishtfolësit janë shumica dërrmuese – një situatë që është trashëgimia e dekolonizimit të Afrikës perëndimore nga Franca dhe Britania më shumë se 60 vite më parë. /Insajder.com