Sulm terrorist gjatë një varrimi, vdesin 30 persona

Sulm terrorist gjatë një varrimi, vdesin 30 persona

Të paktën 30 vetë u vranë në një funeral në një fshat në Nigeri dhe dyshohet se janë përgjegjës për islamikët e grupit ekstremist Boko Haram.

Bakur Malam Amad tha se pa ekstremistët të mblidheshin përpara se të hapnin zjarr ndaj pjesëmarrësve në një varrim të shtunën.

Një burim i forcave të sigurisë tha se 30 njerëz u vranë kur islamikët hynë në fshat me makina dhe motoçikleta.

Ata sulmuan një fshat tjetër, por numri i viktimave nuk dihet, tha burimi, raporton Reuters.

Ushtria nigeriane nuk ka komentuar sulmet, transmeton KosovaPress.

Zyrtari nigerian Dan Bata konfirmoi se sulmet ndodhën dhe tha se autoritetet u mobilizuan për të ndihmuar civilët e plagosur.