“Sulm terrorist islamist”, e quan Macroni vrasjen e mësuesit në Paris

“Sulm terrorist islamist”, e quan Macroni vrasjen e mësuesit në Paris

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka quajtur “sulm terrorist islamik” prerjen e kokës së një mësuesi në një periferi veri-perëndimore të Parisit.

Viktima thuhet se u ka treguar nxënësve karikaturat e diskutueshme të Profetit Muhamed. Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia.

Macron tha se mësuesi ende pa emër u vra sepse ai “mësoi lirinë e shprehjes”, raporton BBC, transmeton Insajderi.

“Ata nuk do të fitojnë … Ne do të veprojmë,” tha presidenti nga skena.

Sulmi ndodhi rreth orës 17:00 me kohën lokale (15:00 GMT) pranë një shkolle. Prokurorët e antiterrorit po hetojnë.

Sulmuesi me thikë u qëllua ndërsa oficerët u përpoqën ta arrestonin atë pas sulmit. Policia nuk ka dhënë asnjë detaj personal në lidhje me të.

Një gjyq po zhvillohet aktualisht në Paris mbi një sulm islamik të vitit 2015 mbi revistën satirike franceze Charlie Hebdo, e cila ishte shënjestër për botimin e karikaturave.

Tre javë më parë, një burrë sulmoi dhe plagosi dy persona jashtë ish zyrave të revistës. /Insajderi.com