Sulm me thikë në Rusi, tetë të plagosur

Sulm me thikë në Rusi, tetë të plagosur

Pas Finlandës e Gjermanisë, një tjetër sulm me thikë tronditi Rusinë.

Të paktën 8 kalimtarë u plagosën në rajonin e Surgut, në qendër të Rusisë. Agresori u qëllua për vdekje nga policia në 11:20 me orën lokale, siç bëjnë me dije mediat në vend.

Sipas Komisionit Hetimor të Rusisë, autori sulmoi me thikë kalimtarët duke i shkaktuar plagë 8 personave. Autoritetet konfirmojnë se nuk ka të vdekur dhe se të lënduarve u ishte dhënë ndihma mjekësore.

Agresori nuk është identifikuar ende dhe policia po përpiqet të përcaktojë motivin e ngjarjes.

Surguti është qyteti më i madh i rajonit autonom të Khanti-Mansi, me një popullsi prej 350 000 mijë banorësh. Ai është një qendër e rëndësishme e prodhimit të naftës e gazit në vend.