Sulmi në Las Vegas, iphone i shpëton jetën një gruaje

Sulmi në Las Vegas, iphone i shpëton jetën një gruaje

Një iphone i shpëtoi jetën e një gruaje gjatë të shtënave të tmerrshme në Las Vegas natën e së dielës.

Gruaja e cila nuk dëshiron të identifikohet publikisht gjatë sulmit ishte larguar me shpejtësi drejt një taksie për tu larguar nga vendngjarja, përcjell albeu.com.

Shoferi i taksisë u shpreh se ajo i kishte treguar atij telefonin e dëmtuar nga një plumb në pjesën e prapme të tij.

Në foto shihet iphone i shkatërruar plotësisht dhe është ende e paqartë se si gruaja po e mbante telefonin e saj në momentin kur u godit.

Sulmi i tmerrshëm la 59 të vdekur dhe 527 të plagosur.