Ministri i Brendshëm në Bavari, ka konfirmuar për mediat gjermane se shpërthimi i një bombe në barin e venës Eugens Winstube në Ansbach një qytezë afër qytetit Nuremberg të Gjermanisë, ka qenë i bërë me qëllim.
Një person ka mbetur i vdekur dhe 11 janë lënduar, raporton Insajderi, teksa policia dhe ekipet e shpëtimit sipas mediave gjermane janë tashmë në vendin e ngjarjes.
Televizioni NTV raporton se festival i muzikës Anasbach Open i planifikuar të mbahej afër lokalit të venës ku ka ndodhur sulmi, është anuluar. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:00, njofton “anasbachplus.de“.
Në festival kanë qenë pjesëmarrës më shumë se 2 mijë e 500 persona, raporton Insajderi.
Kryetarja e qytezës Ansbach, Carda Seidel, tha se shpërthimi ka ndodhur afër hyrjes së festivalit “Anasbach Open”, një festival i muzikë tradicionale të qytetit./Insajderi.com