Sulmi në Vjenë: Policia arreston 14 persona

Niveli i lartë i sigurisë vazhdon në Vjenë, derisa policia është vënë në kërkim të sulmuesve të tjerë potencialë.

Sulmi në Vjenë: Policia arreston 14 persona

Policia në Austri ka realizuar disa aksione dhe ka arrestuar 14 persona pas sulmeve terroriste në Vjenë, ku mbetën të vdekur katër persona, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Personi që është gjetur fajtor për sulmin është një 20 vjeçar, “terrorist islamik”, i cili ishte liruar nga burgu në dhjetorin e kaluar.

Niveli i lartë i sigurisë vazhdon në Vjenë, derisa policia është vënë në kërkim të sulmuesve të tjerë potencialë.

Megjithatë, policia ka filluar të dyshojë se mbase sulmuesi ka mundur të ketë operuar i vetë, shkruan BBC.

Sulmi mbrëmë filloi rreth orës 20:00 afër sinagogës kryesore në Vjenë dhe vazhdojë derisa sulmuesi u qëllua për vdekje në orën 20:09./Insajderi.com