Të paktën një person është vrarë dhe 15 janë plagosur, përfshirë një oficer policie, pasi shumë njerëz të armatosur hapën zjarr në qendër të Vjenës, thanë autoritetet austriake.
Një nga personat e armatosur gjithashtu u qëllua dhe u vra, shtuan ata.
Një gazetar në “ORF” – televizioni shtetëror austriak – thotë se sulmuesi i cili u qëllua për vdekje nga policia jashtë Kishës së Shën Ruperit, kishte eksplozivë në brez dhe ishte i armatosur rëndë, njofton Insajderi.
Edhe shkencëtarja politike austriake, Natascha Strobl, postoi në llogarinë e saj në Twitter, se terroristi i vrarë është konfirmuar të ishte i armatosur rëndë me armë e eksplozivë dhe se policia austriake janë në tentim e sipër të çaktivizojnë mjetet plasëse.
“Për ndjekësit e mi anglisht folës: Sapo u konfirmua që terroristi i vdekur ka një brez eksplozivi rreth tij dhe shumë municione. Policia po përpiqet të çaktivizojë eksplozivët tani”. /Insajderi.com
For my english followers: It was just confirmed that the dead terrorist has an explosives belt around him and lots and lots of ammunition with him. The police are trying to defuse the explosives right now. #vienna
— Natascha Strobl (@Natascha_Strobl) November 2, 2020