Sulmohet fizikisht lideri i opozitëz në Turqi

Sulmohet fizikisht lideri i opozitëz në Turqi

Udhëheqësi i partisë kryesore opozitare në Turqi është sulmuar në Ankara gjatë një ceremonie të varrimit të një ushtari.

Kryetari i Partisë Republikane, Kemal Kilicdaroglu, është sulmuar nga turma e njerëzve të cilët ishin mbledhur për të marrë pjesë në varrimin e një ushtari turk, në kryeqytetin e Ankarasë.

Pamjet shfaqin Kilicdaroglu derisa po mbrohej nga truprojat e tij, ndërsa turma filloi ta sulmonte.

I ndihmuar nga forcat e sigurisë, ai u strehua në një shtëpi e cila gjendej afër vendit ku po mbahej ceremonia.

Kilicdaroglu, po merrte pjesë në funeral për të treguar respektin e tij për ushtarin turk, i cili ishte vrarë gjatë luftimeve me kurdët e partisë PKK’së, afër kufirit me Irakun.

Ajo që filloi si protestë, shpejt u shndërrua në dhunë kundër tij, thuhet në agjencinë e lajmeve Anadolu.

Kjo agjenci e konfirmoi lajmin se Kilicdaroglu është sulmuar, por nuk dihet nëse ai kishte marrë lëndime.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe nacionalistët e tjerë e kanë kritikuar Kilicdaroglu për lidhjet e tij me partinë pro-kurde.

Tensione janë rritur në Turqi, që nga koha kur Partia Republikane fitoi Ankaranë dhe Stambollin, dy qytetet më të mëdha turke.