Sulmohet një xhami në Francë, këto janë dëmet

Sulmohet një xhami në Francë, këto janë dëmet

Në pjesën lindore të Francës, një person ka goditur një xhami ndërsa më pas është arrestuar.

Në një deklaratë nga prefektura e Haut-Rhin bëhet e ditur se agresori në Colmar ka drejtuar automjetin e tij drejt xhamisë.

Prokurorja në Colmar, Catherine Sorita-Minard ka deklaruar se personi në fjalë ka plagosur veten me thikë në fyt dhe se do t’i nënshtrohet një operacioni në spital.

Po ashtu bëhet e ditur se në xhami janë shkaktuar dëme materiale. Ende nuk është bërë e ditur nëse ka pasur dëme njerëzore.