Sulmuesi hero i Liverpool-it pritet të largohet në janar

Sulmuesi hero i Liverpool-it pritet të largohet në janar

Sulmuesi që shkëlqeu në fazën finale të Ligës së Kampionëve para dy sezoneve kur Liverpool fitoi trofeun më prestigjioz në futboll, Divock Origi, pritet të largohet në janar.

Origi fitoi statusin e heroit pasi ishte akter kyç në rikthimin sensacional të Liverpoolit kundër Barcelonës dhe më pas kishte shënuar edhe në finale kundër Tottenham Hotspur.

Por, këtë sezon 25 vjeçari ende nuk ka asnjë paraqitje për ekipin e gjermanit Jurgen Klopp.

Prandaj, siç raporton edhe Liverpool Echo, ai me gjasë do të largohet në afatin e ardhshëm kalimtar të janarit.

Destinacion i mundshëm për të është klubi belg, Club Brugge, të cilët e kërkojnë prej kohësh./Insajderi.com

Liverpool vs Barca: Divock Origi and Georginio Wijnaldum double strikes  propel Liverpool into Champions League final - Sportstar