
Antoine Grizeman nuk po e përjashton mundësinë e largimit nga Barcelona gjatë kësaj vere, transmeton Insajderi.
Skuadra spanjolle duhet të shes ose të lirojë një numër lojtarësh pasi nuk mund të regjistrojnë lojtarët e sapo transferuar në klub.
Për këtë shkaka ata as nuk mund t’i ofrojnë kontratën e re Lionel Messit, i cili është lojtar i lirë për momentin.
Sipas gazetave spanjolle, francezi do të ishte i gatshëm të largohet nga katalanasit, por vetëm nëse paga e tij nuk do të ulen në klubin e ri.
Raportohet se interesim për yllin e Francës kanë shprehur Chelsea dhe Manchester United./insajderi.com