Sulmuesi i Crotones fyet në baza raciste në rrjetet sociale

Sulmuesi i Crotones fyet në baza raciste në rrjetet sociale

Sulmuesi i Crotones, Simy, ka rënë pre e një sulmi racist në rrjetin e tij social “Instagram”, njofton Insajderi.

Ka qenë vet 28 vjeçari i cili ka postuar mesazhin e një personi në internet teksa ai e ofendonte me fjalë fyese: “Në Nigeri duhen shpërndarë murtaja bubonike, cigan mu*i. Shpresoj që djali juaj të vdesë nga kanceri i pankreasit”, shkruhet në mesazhin qe sulmuesi ka postuar, me këtë të fundit që është përgjigjur me fjalët: “Le ta bëjmë të famshëm sepse e meriton”.

Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë hetim nga prokuroria, pasi mesazhi i dërguar në adresën e Simyt, nga Graciano Pemisko ishte tepër i rëndë. /Insajderi.com