Futbollisti shqiptar, Albian Ajeti po shkëlqen me skuadrën e St. Gallenit në Superligën zvicerane.
Kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e Baselit, aty ku Ajeti filloi hapat e parë në futboll, shkruan ‘Blick’.
Ajeti pikërisht ka lindur në Bazel dhe është formuar te kjo skuadër, derisa tani është i huazuar në St. Gallen nga Augsburg.
Baseli po shikon mundësinë e ndryshimit të ekipit, duke kombinuar lojtarë me përvojë dhe të marr lojtarë të rinj.
Profil i shkëlqyer është futbollisti i talentuar shqiptar, i cili është vetëm 19 vjeçar dhe çdo mosmarrëveshje që kanë pasur në të kaluarën mund të harrohet.