Sulmuesi më në formë i Kosovës nuk po ftohet nga Bernard Challandes

Sulmuesi më në formë i Kosovës nuk po ftohet nga Bernard Challandes

Sulmuesi nga Kosova, Flamur Kastrati, ka shënuar edhe një tjetër gol në kampionatin norvegjez me skuadrën e tij Kristiansund.

26-vjeçari me skuadrën e tij ishin mysafir tek Valerenga dhe morën një fitore tejet të rëndësishme 0-2.Golin e parë në këtë sfidë e shënoi mesfushori tjetër nga Kosova, Liridon Kalludra.

Goli ndaj Valerengas e bën Kastratin shënuesin shqiptar më të mirë këtë edicion me tetë gola.Edhe pse po kalon nëpër një formë fantastike, Kastrati nuk është ftuar nga Kosova me ardhjen e trajnerit Bernard Challandes.

Pas lëndimit të Rashanit, mbetet të shihet nëse Challandes do ta ftoj Kastratin për ndeshjet e muajit nëntor.