Sulmuesi shqiptar pritet këtë verë të largohet nga Barcelona

Sulmuesi shqiptar pritet këtë verë të largohet nga Barcelona

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, nuk do të vazhdojë aventurën te ekipi katalunas, njofton Insajderi.

Sulmuesi nga Lushnja 23 vjeçar, në janarin e këtij viti, u bashkua me skuadrën B të Barcelonës nga Albacete.

Për skuadrën e parë të Barcelonës u grumbullua një herë nga trajneri Quique Setien në ndeshjen kundër Getafe-s, por nuk u inkuadrua fare në lojë.

Interesim nga Serie A, ka shfaqur skuadra e Hellas Verona, e cila i kërkon shërbimet e tij. Kështu me një transferim të mundshëm te Verona, Manaj do të gjente bashkëpatriotin e tij, Marash Kumbullën.

Që të realizohet kjo lëvizje, Manaj së pari duhet të presë marrëveshjen mes klubeve.

Përveç Verona-s, për Manaj kanë shprehur interesim edhe skuadra tjera spanjolle, ish ekipi Albacete, Castelio dhe Fuenlabrada. /Insajderi.com