Sulmuesit e Brukselit u interesuan edhe për shtëpinë e kryeministrin belg

Sulmuesit e Brukselit u interesuan edhe për shtëpinë e kryeministrin belg

Bombarduesit xhihadistë që sulmuan aeroportin dhe metron e Brukselit javën e kaluar kishin kërkuar në internet edhe shtëpinë e kryeministrit belg, Charles Michel.

Detajet janë gjetur në një kompjuter që ishte hedhur në një shportë bërlloku.  Raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se sulmuesit kishin kërkuar planet e ndërtimit, si dhe fotot e zyrës së kryeministrit.

Në kompjuter përfshihej edhe një mesazh i fundit i njërit nga sulmuesit në Bruksel. Në mesazh, njëri nga sulmuesit aeroportit, Ibrahim el-Bakraoui, u ankua se nuk ndihej i sigurt në asnjë vend, shkruan BBC.

Autoritetet ne Belgjikë kanë njoftuar se kanë identifikuar të gjitha viktimat e vrara në sulmet e Brukselit. 17ishin belg dhe 15 të tjerë nga vendetë ndryshme të botës. Ndërsa, dhjetëra prej tyre janë në kujdesin intensiv./Insajderi.com