Suma fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik për U-20

Suma fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik për U-20

Alaudin Suma ka shënuar suksesin më të madh në karrierën e tij.

Atleti nga Kosova, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik U-20 të atletikës, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, transmeton Insajderi.

Suma u stolis me medalje pas një konkurrence tejet të forte nga shumë shtete fqinje.

Ai është Shpresë Olimpike 2020 e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme, medaljen e artë, në hedhjen e gjyles 6 kg, e fitoi atleti tjetër nga Kosova,  Muhamet Ramadani./Insajderi.com.