Sunaj Keçi futet në histori të futbollit kosovar, arsyeja është interesante

Sunaj Keçi futet në histori të futbollit kosovar, arsyeja është interesante

Sunaj Keçi është futur në histori të futbollit kosovar për një arsye shumë interesante.

Ai bëhet trajneri i parë që u ndëshkua me karton të verdhë.

Rregulli i ri i miratuar nga UEFA ka nisur të implementohet edhe në Kosovë.

Për shkak të sjelljes jo-sportive, gjyqtari Selim Isufi e ndëshkoi atë me karton të verdhë.

Gjithsesi, Keçi u qetësua shpejtë dhe zuri vendin e tij në bankinë.

Ndryshe, ai më herët ka qenë ndihmës edhe te Llapi, derisa si trajner ka drejtuar në elitë Hajvalinë.