“Super Grezda” shënon dygolësh (Video)

Talenti gjakovar, Eros Grezda, vazhdon të shkëlqejë në ligën elitare të Kroacisë, me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit.

“Super Grezda” shënon dygolësh (Video)

Mesfushori shqiptar ka zhvilluar një tjetër ndeshje ku ka qenë protagonist absolut, duke qenë sërish ai lojtari që i dhuron fitoren skuadrës së Lokomotiva Zagrebit me dy golat e tij.

Grezda si gjithmonë e nisi ndeshjen nga minuta e parë duke ia shpërblyer në mënyrën më të mirë besimin e trajnerit të tij.

Në ndeshjen ndaj Osijek, sulmuesi shqiptar ka shënuar një dygolësh. Në minutën e 9′ ai hapi rrugën e golave duke kaluar Lokomotivën në avantazh. Me golin e Grezdës do të mbyllej edhe pjesa e parë, ndërkohë minutat e fundit të ndeshjes do të ishin ato më dramatiket.

Osijek barazon shifrat në minutën e 81′ falë një 11 metërshi, por edhe ose Lokomotiva Zagreb mbeti me 10 futbollistë arriti të shënojë edhe dy herë të tjera për të marrë fitoren. Andrijasevic në minutën e 84′ dhe Eros Grezda në minutën e 90′ vulosn fitoren 1-3 të miqve.

Ndërkohë në fushën e lojës ka qenë edhe mbrojtësi shqiptar nga Herdi Prenga, i cili gjithashtu dhuroi një paraqitje fantastike në prapavijë.

http://www.dailymotion.com/video/x3unqp0_0-1-eros-grezda-goal-croatia-1-hnl-27-02-2016-nk-osijek-0-1-lokomotiva-zagreb_sport

http://www.dailymotion.com/video/x3uobpd_1-3-eros-grezda-goal-croatia-1-hnl-27-02-2016-nk-osijek-1-3-lokomotiva-zagreb_sport