Nigerian Nightmare vs Gamebred

Super-nata në UFC – Usman e Masvidal më në fund ndeshen në oktogon

Super-nata në UFC – Usman e Masvidal më në fund ndeshen në oktogon

Jore Masvidal dhe Kamaru Usman do të ndeshen në meçin kryesor të natës në ishullin Yas në UFC 251 sonte, njofton Insajderi.

Meçi është zyrtarizuar pasi të dy luftëtarët arritën dje peshën për kategorinë welterweight që në UFC i bie deri në 77 kilogramë.

Usman e Masvidal kanë rivalitet prej kohësh dhe prejse është marrë vesh se ndeshja do të jetë mes tyre, ata nuk kanë pushuar së sulmuari njëri – tjetrin.

Usman që nofkën e ka “Tmerri Nigerian i Natës”, ka thënë se i tillë do të jetë edhe ne ndeshjen kundër Masvidal. Ai ka deklaruar se kur futet në oktogon për të nuk ka lidhje kush është kundërshtari.

Ndërsa Masvidal ka premtuar se do ta pagëzojë përsëri Usmanin (Masvidal për shkak të pamjes me flokë të gjata dhe mjekrës i thotë vetës Jezui i rrugës”.

Karta e UFC 251, përveç ndeshjes kryesore ka edhe shumë supermeçe të tjera siç është ri-meçi në mes të Alexander Volkanovski dhe Max Holloway për kampion në kategorinë Featherwight, pastaj Petr Yan dhe legjendari Jose Aldo për kategorinë Bantamweight.

Përveç këtyre ndeshjeve për titull është edhe ri-meçi mes kampioneve Jessica Andrade dhe Rose Namajunas.

UFC është një nga sportet e para që e ka filluar aktivitetin pas ndërprerjes totale gjatë pandemisë.

Në fakt, UFC edhe në kohë pandemia ka organizuar meçe, në kushte të veçanta, me palestra të zbrazëta dhe me rregulla rigoroze për t’i mbrojtur luftëtarët dhe stafin nga infektimi me COVID-19./Insajderi.com