Super sfida Inter vs Real Madrid, formacionet e ndeshjes

Super sfida Inter vs Real Madrid, formacionet e ndeshjes

Sonte, me fillim nga ora 21:00, luhet ndeshja e katërt në grupin B të Ligës së Kampionëve, mes Inter dhe Real Madrid, njofton Insajderi.

Të dyja skuadrat vijën në këtë sfidë nga një situatë e vështirë, ku situata më e rëndë duket në kampin “zikaltër”, të cilët pas tre ndeshjeve kanë arkëtuar vetëm dy pikë dhe qëndrojnë në vendin e fundit në grup, pozitë që nuk siguron as kalimin në Ligën e Evropës.

Para fillimit të sfidës, Conte dhe Zidane kanë bërë publik formacionet e ndeshjes, ku Conte preferon të luajë me skemën 3-4-1-2, ndërsa tekniku francez ka parapëlqyer që t’i rreshtojë lojtarët e tij në skemën 4-3-3.

Inter luanë me këtë përbërje: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Vidal, Gagliaridini, Young; Barella; Lukaku, Lautaro;

Real Madrid starton ndeshjen me këta 11 lojtarë: Courtois; Carvajal, Varane, Nacho, Mendy; Kroos, Modric, Odegaard; Vazquez, Mariano, Hazard./Insajeri.com