Supergoli i kosovarit vendos derbin e flaktë të Athinës [video]

Supergoli i kosovarit vendos derbin e flaktë të Athinës [video]

Mesfushori nga Kosova, Astrit Ajdareviç, është bërë heroi i skuadrës së AEK-ut të Athinës pasi realizoi golin e fitores në derbin ndaj Olympiakosit në Greqi.

Po zhvillohej minuta e 34-të e ndeshjes kur 26-vjeçari me origjinë nga Medvegja lëshoi një “projektil” goditje nga gjuajtja e lirë, për t’i dhënë epërsinë dhe fitoren skuadrës së AEK-ut, raporton Insajderi.

Ajdareviç u ndëshkua me karton të verdhë dy minuta para se të shënonte gol. Me këtë fitore AEK u ngjitë në pozitën e tretë në Superligën greke të futbollit, me 33 pikë.

I lindur në Prishtinë, Ajdareviç emigroi bashkë me familjen drejt Suedisë në moshë të vogël. Ai ka luajtur me të gjitha grupmoshat e kombëtareve suedeze, dhe me Ekipin Olimpik të Suedisë – në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Më parë, mesfushori kosovar ka luajtur edhe me të rinjtë e Liverpoolit, Standard Liegen, Charlton Athletic dhe Orebron në Suedi.

Ai u transferua tek AEK-u gjatë afatit kalimtar të janarit, në vitin 2017.

Edhe trajneri i përfaqësueses kosovare ka folur më parë rreth afrimit të Ajdareviç në përfaqësuese, mirëpo vetë mesfushori kosovar, para rreth dy vitesh pati thënë se nuk ka vendosur ende rreth ndërrimit të Suedisë për Kosovën apo Shqipërinë. /Insajderi.com

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFootball365Life%2Fposts%2F401676750197629&width=500″/]