Superkupa e Italisë mes Interit dhe Juves do të zhvillohet në Rijad të Arabisë Saudite

Superkupa e Italisë mes Interit dhe Juves do të zhvillohet në Rijad të Arabisë Saudite

Interi ia doli të thyejë hegjemoninë e Juventusit, teksa fituan titullin e Serisë A, pas 11 viteve mungesë, njofton Insajderi.

Megjithatë skuadrat do të kenë edhe një tjetër përballje mes tyre, ku do të luftojnë për një tjetër trofe. Bëhet fjalë për atë të Superkupës së Italisë. Interi si kampion i Italisë dhe Juventusi si fitues i Kupës, do të kërkojnë të fitojnë edhe Superkupën.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, finalja do të luhet me shumë mundësi në janar të vitit tjetër. Vendi është vendosur dhe do të jetë në Riad në Arabinë Saudite. /Insajderi.com