Reali i Madridit ka marrë një goditje të rëndë ditën e sotme, teksa është eliminuar në gjysmëfinale të Superkupës, nga Atletic Bilbao, njofton Insajderi.
Këta të fundit triumfuan me rezultatin 2-1, falë dy golave të shënuar në pjesën e parë, nga Raul Garcia në minutat 18-të dhe 38-të.
Goli i Benzema-së nuk vlejti për Realin, që të paktën të gjente barazimin, pavarësisht se ndeshja u luajt deri në minutën e 98-të. Një goditje e rëndë kjo për skuadrën e Zidane që konfirmon edhe njëherë se nuk po kalojnë një moment shumë të mirë.
Atletic Bilbao, falë fitores së sotme shkon në finalen e Superkupës, aty ku do të përballen me Barcelonën dhe do të kërkohet me çdo kusht fitimi i trofeut. /Insajderi.com