
Juventusi fiton Superkupën e Italisë me rezultatin 2-0 ndaj Napolit në stadiumin “Mapei” të Sassuolos, njofton Insajderi.
‘Bardhezinjtë’ fituan trofeun e parë sezonal duke bërë të harrohen kritikat dhe humbja e fundit në kampionat me Interin. Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata kurorëzuan triumfin e parë në karrierën si trajner për Pirlon.
Ndeshja u luajt me ritëm të lartë përgjatë 90 minutave. Napolitanët patë tre raste të pastra shënimi, por në dy tentativa portieri Szczesny frenoi saktë Hirving Lozanon. Ai që i shtoi më tepër dhimbje napolitanëve ishte kapiteni Lorenzo Insigne, i cili goditi jashtë penalltinë e fituar në pjesën e dytë.
Cristiano Ronaldo në minutën e 63-të dhe Alvaro Morata në fund të takimit vulosën suksesin e parë për këtë sezon për “Zonjën e Vjetër”. /Insajderi.com