Superliga e Kosovës: Drita më afër titullit, Ferizaj më afër rënies nga liga

Superliga e Kosovës: Drita më afër titullit, Ferizaj më afër rënies nga liga

Drita ka bërë një hap të madh në luftën për titullin e Superligës së kosovës në futboll, duke mposhtur në udhëtim Llpain, me rezultat 0 me 4. Lojtari i Llapit Pafqeli 8’ shënoi një autogol për epërsinë e Dritës, më pas Drita arriti të shënoi edhe 3 herë të tjera përmes Rexha 14’, Vucaj 83’ dhe Emini 88’, duke vulosur rezultatin dhe fitoren e tyre, raporton Insajderi.

Trepça 89 po lufton me mish e me shpirt për të mbetur në elitën e futbollit kosovar dhe ka bërë një hap pozitiv duke mposhtur Ferizaj’n, që është rival i drejtpërdrejtë për mbijetesë. 2 me 5 ishte rezultati përfundimtar, me Ferizaj’n që gjatë ndeshjes mori 2 kartona të kuq. Ferizaj ka vetëm një barazim në 5 ndeshjet e fundit dhe është duke rrezikuar seriozisht rënien nga liga/Insajderi.com