Superliga e Kosovës: Drita mposht Arbërinë si mysafir, Drenica fiton në shtëpi nga Trepça ‘89

Superliga e Kosovës: Drita mposht Arbërinë si mysafir, Drenica fiton në shtëpi nga Trepça ‘89

Gjatë të shtunës, Superliga e Kosovës në futboll ka vazhduar me javën e 27-të në Superligë, teksa një fitore kanë shënuar mysafirët ndërsa një tjetër, fitore shënuan vendasit, njofton Insajderi.

Drita ka shënuar fitore me shifrat 1:3 si mysafire e Arbërisë, teksa golat për gjilanasit u shënuan nga Alidemaj (27’), Irogue (33’) dhe Haxhimusa (63’). Golin e vetëm për nikoqirët dhe të parin në këtë takim e shënoi Zabërgja (23’).

Në takimin tjetër të zhvilluar në Skenderaj, Drenica ka shënuar fitore me rezultat 2:0 kundër mysafirëve nga Mitrovica, Trepçës ’89. Golat për nikoqirët u shënuan nga Zabërgja (33’) dhe Rapo (70’).

Pas këtyre ndeshjeve, Drita shkon në kuotën e 55 pikëve në vendin e dytë, aq sa ka Ballkani i vendit të parë, ndërsa Drenica me këto tre pikë ngjitet në vendin e tetë në ligë me 30 pikë, duke ikur nga zona e rrezikshme.

Arbëria pas kësaj disfate zbret në vendin e nëntë me 27 pikë, ndërsa Trepça ’89 mbetet në vendin e gjashtë me 32 sosh. /Insajderi.com