Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Dita e shtunë vazhdon me sportin vendor ku në kuadër të Superligës së Kosovës zhvillohen dy takime interesante.

Ndeshjet e parapara për sot do të zhvillohen me fillim nga ora 13:30.

Përballja e parë do të jetë mes Arbërisë dhe Trepçës ’89. Minatorët udhëtojnë drejt Lipjanit, ku ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi”. Të dy këto ekipe hyjnë në këtë ndeshje me nga 11 pikë të tubuara, ku në pozitë tabelare, Arbëria qëndron e pesta, ndërsa Trepça ’89 e gjashta.

Takimi tjetër do të jetë mes Gjilanit dhe Feronikelit. Gjilanasit presin në “Gjilan City Stadium”, klubin e Klodian Duros, i cili e ka filluar karrierën e tij tek Feronikeli me një barazim dhe një fitore por që në tabelë radhitet e teta, kurse, Gjilani janë në një pozitë më të mirë, ku pas nëntë ndeshjeve qëndrojnë të tretit në tabelë me 16 pikë të tubuara./Insajderi.com