Superliga me dy ndeshje sot

Superliga me dy ndeshje sot

Superliga e Kosovës në futboll, gjatë të dielës në program ka dy ndeshje të vlefshme për javën e 22-të në kampionat, ku vëmendja do të jetë në Podujevë, ku Llapi pret vizitorët nga Suhareka, ekipin e Ballkanit, njofton Insajderi.

Me fillim nga ora 13:00, Drita pret në shtëpi ekipin e fundit në ligë, Besën e Pejës, ku favorit absolut është ekipi nga Gjilani, pasi ndodhen në vendin e dytë në ligë, ndërsa ekipi nga Peja ndodhet në vendin e fundit në ligë me vetëm shtatë pikë, më fjalë të tjera me një këmbë janë në Ligën e Parë.

Ndeshja tjetër që pritet të jetë më interesante është ajo që do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, ku Llapi pret Ballkanin.

Llapi ndodhet në vendin e tetë me 23 pikë, ndërsa nga ky takim do të kërkoj pikë maksimale, për t’u larguar nga zona e rrezikshme, pasi kanë pikë të barabarta me Drenicën e vendit të nëntë.

Në anën tjetër, Ballkani është kryesues i tabelës, ku nga ky takim do të kërkoj të arkëtoj pikë të plota, për të mbajtur vendin e parë në ligë. Ndeshja pritet të filloj nga ora 13:30. /Insajderi.com