Më 3 qershor zyrtarisht u kthye Kategoria Superiore e Shqipërisë, e nga atëherë janë zhvilluar tri xhiro.
Shumë gola të shënuar dhe ndeshje interesante prodhuan ekipet pas pandemisë.
Sivjet, bilancin më të mirë e ka KF Tirana, ku nga 29 ndeshje të zhvilluara ka 18 fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje, duke qëndruar në vendin e parë në tabelë me 59 pikë të grumbulluara.
Gjashtë pikë më pak i ka Kukësi në vendin e dytë, kurse në vendin e tretë është Skënderbeu me 48 pikë.
Aktualisht në zonën e rrezikshme, poshtë tabelës është Vllaznia, kurse pothuajse sezoni ka përfunduar moti për Luftëtarin, ndërsa Flamurtari zyrtarisht sezonin tjetër do të jetë një kategori më poshtë.
Sulmin më të fortë e ka Tirana me 56 gola të shënuar, kurse mbrojtjen më të mirë e kanë ekipet Kukësi dhe Teuta me nga 25 gola të pranuar në 29 ndeshje.
Shënuesi më i mirë është Vasil Shkurtaj i Kukësit me 19 gola.
Sot takohen Flamurtari – Partizani dhe Tirana – Vllazinia, të dyja ndeshjet nisin nga ora 17:00.
/Insajderi.com/