Supersfida Juventus vs Roma – formacionet zyrtare

Supersfida Juventus vs Roma – formacionet zyrtare

Do të startojë në orën 18:00, supersfida mes Juventusit dhe Romës e vlefshme për javën e 21-të në Serise A, njofton Insajderi.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë të vijojnë ecurinë e rezultateve pozitive pas dy triumfesh radhazi në kampionat.

Roma e Fonsecës ka arritur të sigurojë 40 pikë në 20 ndeshje, ndërkohë që kampionët në fuqi të Serisë A, kanë 39 pikë në 19 ndeshje. Një rezultat pozitiv në përballjen e sotme do të ishte tepër vendimtar.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, bie në sy aktivizimi nga minuta i parë i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Marash Kumbullës, i cili ka për detyrë të ndalojë dyshen Ronaldo-Morata.

 FORMACIONET ZYRTARE:

JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Chiesa, Arthur, Rabiot, McKennie; Morata, Ronaldo. Trajner: Pirlo.

ROMA (3-4-2-1): Pau Lopez; Mancini, Ibanez, Kumbulla; Karsdorp, Veretout, Spinazzola; Mkhitaryan, Cristante; Mayoral. Trajner: Fonseca. /Insajderi.com