Surfisti ecën për të kërkuar ndihmë pas sulmit katastrofik të peshkaqenit

Surfisti ecën për të kërkuar ndihmë pas sulmit katastrofik të peshkaqenit

Një surfer në Australi u sulmua nga një peshkaqen i bardhë – më pas arriti të notonte përsëri në breg dhe të kërkonte ndihmë duke ecur, pavarësisht lëndimeve serioze që kishte marrë, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Burri 29-vjeçar ishte duke surfuar në ujërat e D’Estrees Bay pranë Kangaroo Island të dielën kur u kafshua nga peshkaqeni, raportoi gazeta lokale The Advertiser.

Ai ishte në gjendje të notonte përsëri në breg dhe të ecte rreth 300 metra për të kërkuar ndihmë në plazhin e largët, ku ai u trajtua nga ndihmës mjekët.

Michael Rushby, i cili ishte një nga ndihmësit e pare që e trajtoi atë, tha se dëmtimet e tij ishin “katastrofike” dhe ishte “mjaft e jashtëzakonshme” që ai ishte në gjendje të kërkonte ndihmë asi soji.

Rushby tha se burri kishte pësuar “çarje të rënda në shpinë, në pjesën e pasme të tij dhe në kofshë”.

Duke përshkruar sulmin në spital, burri tha se ai ishte ulur në dërrasën e tij të surfit kur ndjeu një goditje në anën e tij të majtë.

“Ishte si goditje nga një kamion”, tha burri në një letër të shkruar me dorë, sipas The Advertiser.

“Më kafshoi rreth shpinës, vitheve dhe bërrylit dhe një copë të madhe të dërrasës. Për shumë shkurt pashë edhe peshkaqenin, ndërsa më lëshoi dhe u zhduk në ujë”.

Ai falënderoi punëtorët mjekësorë që e mjekuan atë në plazh dhe spital. /Insajderi.com