Anësori spanjoll i Milanit, Suso, shkëlqeu të mërkurën kundër Chievos, duke qenë një " />

Suso: Milani nuk dëshiron të më shes

Suso: Milani nuk dëshiron të më shes

Suso nuk frikësohet se mund të largohet nga Milani për shkak të Fair Play Financiar.

Anësori spanjoll i Milanit, Suso, shkëlqeu të mërkurën kundër Chievos, duke qenë një ndër më meritorët në fitoren 4:1 të Kuqezinjve.

Suso është një ndër lojtarët që mund të sakrifikohet gjatë verës për shkak të Fair Play Financiar, por spanjolli nuk e beson një gjë të tillë.

“A mund të sakrifikohem për çështje ekonomike? Nuk ka shumë që kam rinovuar. Marco Fassone nuk më tha asgjë, nëse do të kishin dashur të më shesin, atëherë do të më kishin thënë para se të rinovoj kontratën”, tha Suso.

“Mendoj se duan që unë të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”.